Google ADS

Profesori që shqelmoi nxënësin, bëhet Drejtor i Arsimit në Gjilan (Video)

13:11 | 29 Tetor 2015
Arbresh.info

Dhuna nëpër shkolla të Kosovës nuk ka të ndalur. Profesorë e arsimtarë të cilët sulmojnë fizikisht nxenësit, vazhdojnë të mos ndëshkohen dhe të japin përgjegjësi për veprimet e tyre. Madje, ka disa prej tyre të cilët edhe avancohen.

Nazmi Musa, profesori i shkollës së mesme profesionale “Mehmet Isahi”, në Gjilan, ka rrahur me shqelma një nxënës të kësaj shkolle.

Ky akt të cilin mund ta shihni në video nga një lexues i rregullt i portalit, paraqet një gjest të pështirë të profesorit Musa, teksa shihet duke e shqelmuar dhe nxjerrur jashtë nxënësin, raporton Indeksonline.

Është pikërisht Nazmi Musa, i cili tash mbanë pozicionin e drejtorit të Drejtoratit Për Arsim.

Kjo ngjarje ka ndodhur një vit më parë, mirëpo sipas disa nxenësve të kësaj shkolle, ata nuk kanë marrë guximin ta publikojnë këtë video, me frikën se profesori Nazmi Musa mund të ishte hakmarrë ndaj nxenësve.

https://youtu.be/OO6fMGePybY

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme