Google ADS

Pse duhet të lani maskën rregullisht?

23:30 | 5 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Shumë individë  kanë një zakon të keq për të mos pastruar sende që vijnë në kontakt me lëkurën aq shpesh sa duhet. Artikulli më i përdorur në vitin 2020 është padyshim maska për fytyrën.

Mjaft persona preferojnë që të zgjedhin një maskë të cilën mund ta përdorin disa herë. Kjo sepse ka shumë përfitime si për mjedisin, është praktike dhe me stil, por ka gjithashtu një dobësi, që ajo duhet të lahet rregullisht. Nëse kjo nuk ndodh atëherë mund të ketë pasoja të rënda për lëkurën.

Përdorimi i maskës mbulon lëkurën dhe krijon një mjedis të ngrohtë dhe të lagësht që zvogëlon rrjedhjen e oksigjenit në lëkurë dhe rezulton në krijimin e bllokimeve të lëkurës dhe puçrrave.

Sipas ekspertëve fakti që sekrecionet e hundës dhe pështyma qëndrojnë  brenda maskës për një periudhë të gjatë kohe dhe në kontakt të ngushtë me lëkurën gjithashtu mund të rris bakteret. Njëkohësisht nëse nuk është e pastër, maska jo vetëm që nuk iu mbron, por edhe mund të shkaktojë komplikacione të tjera shëndetësore.

Ekspertët shprehen se duke mos larë maskën çdo ditë, gjithçka që jeni duke bërë është ndërtimi i baktereve dhe mikrobeve të mundshme që e bëjnë maskën joefektive.

Një makinë larëse mund të bëjë shumë mirë punën e sterilizimit të maskave ose mund ta lani edhe me dorë në ujë të nxehtë. Gjithashtu çdo maskë ka një kohëzgjatjeje dhe se duhet të merrni një të re nëse materiali është copëtuar ose është duke u holluar. Bëni rregull që të lani duart para se të vendosni maskën ose përdorni dezifektuesin e duarve./koha.mk/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme