Në Bejrut të Libisë, aty ku shpërthimi i së martës mori jetën e mbi 100 personave, ishin të gdhendura gjurmët e shqiptarëve të cilët dhanë kontributin e tyre për ndërtimin e këtij qyteti, i cili “nuk pa ditë të bardh”, që nga viti 1975, sipas gazetarit, Nehat Islami.
Shpërthimi që ndodhi të martën në Bejrut të Libanit shndërroi në gërmadha njërën nga skelet më të mëdha të Lindjes së Mesme, të projektuar nga shqiptari Filip Shiroka, i njohur më shumë si poet.
Gazetari Nehat Islami, i cili jetoi për katër vjet në kryeqytetin e Libanit, në një intervistë për Klan Kosova tha se Shiroka ishte njëri ndër inxhinierët kryesor në ndërtimin e portit i cili u kthye në pluhur një ditë më parë.
“Ka qenë njëri ndër inxhinierët kryesor në ndërtimin e këtij porti. Jo vetëm të këtij porti, por edhe të hekurudhës Bejrut-Damask”, tha Islami.
Edhe Pashko Vasa, shërbeu si guvernator i Portës së Lartë në Liban gjatë disa viteve atje.
“Ka arrit që ta modernizoj Libanin në nivelin e demokracive evropiane. Kështu që edhe shkenca edhe historia libaneze sot ia pranon atë meritë sepse i ka bashkuar të gjitha komunitetet”, tha Islami.
“Prej vitit ‘75 e deri në ditët e sotme, ai nuk ka pa ditë të bardh, sepse edhe forcat politike të brendshme, forcat sunite, maronite dhe shiite, nuk po mund të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ka qenë një qendër kulturore, ka qenë qendër e bankave dhe ka qenë qendër e mediave para se të fillonin këto luftëra”, tha Islami për Klan Kosovën.
Lexo po ashtu:
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi i mbrëmshëm ka lënë të vdekur 135 njerëz dhe 4,000 njerëz të lënduar.
Presidenti libanez, Amichel Aoun, tha se incidenti ishte shkaktuar prej materialit nitrat amonioumi, i cili ishte i ruajtur në mënyrë të pasigurt në depo.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit