Facebook përmes disa kritereve të vendosura për të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë reklama politike në gjigantin e mediave sociale po synon të rrisë transparencën.
Kjo kompani këto rregulla i aplikon në shumë vende të botës, ndërsa sot njoftoi se edhe 30 të tjerë i janë shtuar kësaj liste, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, njofton Klan Kosova.
Kriteret që kërkohen me doemos janë të konfirmojë identitetin e tij përmes letërnjoftimit, të zbulojë se kush po paguan dhe sa, si dhe në reklamë duhet të “paguar nga ne”, pra varësisht nga partia politike që paguan për të.
Eksperti i rrjeteve sociale, Valon Kerolli, thotë për klankosova.tv se përfshirja e Kosovës në këtë listë do të ishte tejet pozitive pasi që partitë politike do të jenë më llogaridhënëse dhe do të shihet se sa para investojnë në reklamat e tyre në Facebook.
“Në Kosovë do të rritej transparenca e atyre që postojnë reklama politike dhe do të eliminohej mundësia e interferimit nga jashtë në kohë zgjedhjeje, sepse me këto rregulla për të shpërndarë reklama politike, personi që poston reklamën duhet së pari të konfirmojë identitetin e tij përmes një dokumenti identifikues siç janë letërnjoftimi apo pasaporta, të konfirmojë adresën në të cilën banon si dhe të japë informacionet lidhur me burimin e pagesës së reklamës, qoftë organizatë apo subjekt politik”.
Por, a do të kenë mundësi bashkatdhetarët që të sponsorizojnë reklamat e politikanëve kosovarë?
“Pra, me këto rregulla nuk mundet dikush që jeton në Gjermani apo kudo tjetër të shpërndajë reklama politike në Kosovë dhe për çdo reklamë do të shfaqet se kush ka paguar për të”.
Kerolli thotë se e mira e gjithë kësaj është se investimet që bëjnë politikanët do të jenë në dispozicion për një kohë të gjatë për publikun dhe gazetarët.
“Të gjitha reklamat politike do të ruhen në një databazë që ndryshe njihet si “Libraria e Reklamave” dhe do të qëndrojnë aty për një periudhë shtatëvjeçare. Gazetarët apo kushdo që ka interes mund të hyjë aty dhe të shohë reklamat politike të një subjekti apo politikani të caktuar, duke përfshirë informacionet e reklamës, kënd e kanë targetuar apo edhe paratë e shpenzuara për ato reklama”.
Në Gjermani veçse janë aplikuar këto rregulla dhe sajtët ku mund të shihen se cila parti, politikan apo organizatë ka bërë reklama politike.
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit