Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 3 gjilanas, të cilët ishin të infektuar me këtë virus, shkruan arbresh.info.
Ky është njoftimi i plotë:
“24 orët e fundit kanë qenë shumë të rënda për ekipet shëndetësore, për ne dhe për familjarët. Kemi shënuar 3 vdekje, 16 raste të reja pozitive dhe 14 të shëruar. Numri total i të infektuarve është 546, 352 janë të shëruar, 183 raste aktive, ndërkaq të vdekur janë 21 qytetare. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka thënë Haziri.
Ai ka njoftuar se aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit janë të hospitalizuar 26 pacientë me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, ne kemi pasur vizita tek të infektuarit në shtëpi dhe monitorim 24 orë në Spitalin Regjional. Ju lus që të vazhdoni ta shtoni kujdesin. Duhet të mësohemi që në lëvizje, qarkullim e punë, ta ruajmë distancën fizike, t’i përdorim maskat dhe t’i përmbahemi higjienës”, ka shtuar kreu i Gjilanit.
Haziri ka theksuar se beson në lojalitet dhe bashkëpunim, duke shtuar se nuk beson që masat represive janë zgjidhje për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
“Por, policia, inspektorati komunal dhe ai sanitar, janë 24 orë në terren dhe ju lus që të bashkëpunoni me ta sepse gjobat janë mandatare”, ka thënë ai.
Përndryshe, Komitetit të Gjilanit i është bashkuar edhe nënkryetari i sapo emëruar për komunitete, dr. Kadir Huseyin.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...