Google ADS

Shpërthimi në Bejrut, rrëfimi prekës i të mbijetuarës

17:04 | 5 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Libani ditën e sotme (5 gusht) e ka cilësuar ditë zie për shkak të shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në kryeqytetin e saj (4 gusht) dhe mori jetën e të paktën 100 njerëzve dhe plagosi më shumë se 4.000 të tjerë.

Një prej të mbijetuarve të tragjedisë, është edhe Chadia Elmeouchi-Noum, e cila ka rrëfyer për mediat të gjithë tmerrin që ka përjetuar. Ajo tregon çastet e vështira që kish përjetuar, kishte vrapuar mes xhamave të thyera për të shpëtuar të shoqin, Anthony, i cili pas shpërthimit kishte mbetur i izoluar nën rrënoja.

“Kishte xhama kudo, por nuk më interesonin dhimbjet e shkaktuara, për mua e rëndësishme ishte të shpëtoja burrin. E gjeta mes rrënojave. Ai nuk reagonte, kishte gjak kudo. Burri kishte një pjesë të dritares mbi kokë dhe një pjesë të murit mbi kokë. I rridhte gjak nga koka. Unë u përpoqa që të ndaloja gjakderdhjen, por ishte e kotë. Kërkova ndihmë, por askush nuk arriti të më dëgjonte.”, u shpreh Chadia për BBC.

Gruaja e vijoi rrëfimin duke thënë se një i huaj i ofroi ndihmë dhe me makinën e tij e dërgoi burrin për në spital.

“Rrugët ishin të shkreta. Kishte njerëz kudo. Ne e dërguam në spital Anthonyn dhe disa minuta më vonë ata e futën në dhomën e urgjencës e nuk na lejuan që të futeshim brenda. Ata u përpoqën që të largohesha, por unë u fsheha në një dollap. Nuk doja të shkoja, doja të sigurohesha që ai ishte mirë. Tani është operuar në tru dhe jam duke pritur jashtë dhomës ku është”, u shpreh Chadia më tej.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme