Google ADS

Siguria e Camp Nout nga COVID-19: Autoritetet katalunase me njoftim rreth ndeshjes Barcelona – Napoli

15:33 | 5 Gusht 2020
Arbresh Info

Sekretari i shëndetit publik në Kataluni, Josep Maria Argimon ka konfirmuar se ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit që zhvillohet në 1/8 e finales mund të luhet në Camp Nou.

Në javën e kaluar, UEFA kishte mbajtur një takim me autoritete katalunase në mënyrë që të kenë siguri se ndeshja mund të luhet në stadiumin e Blaugranasve.

Fillimisht dyshohej se Camp Nou nuk ishte shumë i sigurt nga Coronavirusi, derisa si alternativë shiheshin stadiumi i Guimaraes dhe ai i Portos.

Por, Argimon ka bërë të ditur se nuk ka asnjë rrezik që mund të shtyjë ndeshjen dhe takimi mund të zhvillohet në Camp Nou.

“Është e vërtetë se takimi ishte në rrezik, por ne mund të konfirmojë se Barcelona dhe Napoli mund të luajnë në Camp Noou”, ka thënë ai.

“Gjithmonë duke marrë parasysh rregullat e vendosura për anti-COVID, skuadrat do të lejohen të zhvillojnë ndeshjen”, ka shtuar më tej Argimon.

Më tej është bërë e ditur se në këtë ballafaqim do të lejohen të jenë prezent deri në 350 persona, derisa takimi i parë në San Paolo kishte përfunduar 1-1.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme