Manchester City është duke tentuar që të transferojë pesë lojtarë në këtë afat kalimtar para se të fillojë edicioni 2020/21 më 12 shtator.
Citizens e transferuan për 40 milionë euro Ferran Torresin nga Valencia në të martën e kësaj jave, derisa po tentojnë të marrin edhe Nathan Aken nga Bournemouthi për 45 milionë.
Mbrojtësit janë prioritet për Citizens, gjersa kryesori në listën e tyre është Kalidou Koulibaly, mirëpo Napoli i kërkon 110 milionë euro për kartonin e tij.
City po ashtu po0 tenton të transferojë edhe një sulmues, që do të jetë pasues i Sergio Agueros, ndërsa atë mund të zëvendësojë bashkëkombësi i tij që luan te Interi, Lautaro Martinez.
Në listë është edhe Joao Felixi i Atletico Madridit që kompletoi kalimin nga Benfica në verën e kaluar për 120 milionë euro.
Për t’i realizuar këto dy transferimet e fundit, Cityt do t’i duhen më shumë se 200 milionë euro, derisa thuhet se Pep Guardiola i ka rreth 400 milionë në dispozicion.
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...