Hetimet fillestare tregojnë për vite të mosveprimit e neglizhencës në magazinimin e materialit shpërthyes në portin e Bejrutit si shkak i shpërthimit që la të vdekur më shumë se 100 njerëz.
Kryeministri dhe presidenca thanë të martën se 2,750 ton nitrat amoni, të përdorur në plehra dhe bomba, ishin ruajtur për gjashtë vjet në port pa masa sigurie, transmeton portali arbresh.info.
“Është neglizhencë”, tha burimi zyrtar për Reuters, duke shtuar se çështja e sigurisë së ruajtjes kishte qenë para disa komisioneve dhe gjyqtarëve dhe “asgjë nuk ishte bërë” për të lëshuar një urdhër për të hequr ose asgjësuar materialin shumë të ndezshëm.
Burimi tha se një zjarr kishte filluar në depon 9 të portit dhe ishte përhapur në magazinën 12, ku ishte ruajtur nitrati i amonit.
Shpërthimi i së martës ishte më i fuqishmi që pësoi ndonjëherë Bejruti, një qytet që akoma është i tronditur nga lufta civile tre dekada më parë dhe u tërhoq nga një krizë e thellë financiare e rrënjosur në dekada të korrupsionit dhe keqmenaxhimit ekonomik./arbresh.info/
Shkencëtarët: Shpërthimi në Bejrut sa një e pesta e bombës atomike në Hiroshimë
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”