Google ADS

Qeni i policisë gjen nënën e zhdukur me bebe në ditën e parë të punës

14:33 | 5 Gusht 2020
Arbresh.info

Një qen policie ka gjetur nënën dhe fëmijën e saj të zhdukur në ndërrimin e parë operacional.

Qeni Max i posa licencuar nga Policia e Dyfed-Powys zbuloi dyshen në buzë të një lugine në një pjesë të largët të Powys të shtunën, transmeton portali arbresh.info.

Nëna dhe fëmija e saj njëvjeçar nuk ishin parë prej dy ditësh dhe kishin kaluar natën jashtë shtëpisë.

Të udhëhequr nga qeni i racës pastor gjerman i cili u bashkua me forcën në shkurt, mbajtësi i tij Peter Lloyd zbuloi gruan duke bërë me dorë për ndihëm në orën 13:30, sipas kohës lokale.

Ata u ndihmuan dhe u kontrolluan nga një mjek shpëtimi malor dhe shërbimi i ambulancës.

Për fat të mirë të dy janë shëndosh e mirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme