Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të anëtarëve të familjes Bllaca, në Gjilan.
Në njoftimin për media thuhet se Prokuroria në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, me ç’rast nga të gjitha veprimet e ndërmarra është vërtetuar se vrasjet e anëtarëve të familjes Bllaca, nuk janë shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë, qoftë me shtytje, ndihmë ose bashkëkryerje.
Sipas raporteve të autopsisë, të gjitha vdekjet janë të dhunshme, të cilat kanë ardhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është kërkuar ekspertizë për gjendjen e tani të ndjerës V.B., sipas së cilës është konstatuar se e ndjera ka vuajtur nga çrregullimi i personalitetit paranoid, prandaj edhe nuk i është lejuar mbajtja e armës dhe i është rekomanduar ndërrimi i vendit të punës.
“Se e ndjera V.B., me armë zyrtare ka kryer vrasjet e familjarëve dhe më pas ka kryer vetëvrasjen vërtetohet nga deklaratat e dëshmitarëve, ekzaminimet e dëshmive nga vendi i ngjarjes, raportet e autopsive, ekzaminimet e telefonave, ekzaminimet e dorëshkrimeve, ekzaminimet e raporteve mjekësore, raportet e këqyrjes së vendit të ngjarjes, video incizimet dhe nga prova të tjera të siguruara nga prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...