Mediat angleze e tallin Xherdan Shaqirin për fotot nga pushimi në jaht

14:00 | 5 Gusht 2020
A. B.

Mediat angleze kanë “ngacmuar” Xherdan Shaqirin, pasi ai u kap nga paparacët në një jaht luksoz, në pushimet e tij verore në Ibiza.

Mesfushori i Liverpoolit vendosi të relaksohet në një festë, të cilën e ka shijuar në maksimum. Në një moment, Shaqiri shihet i rrethuar nga tri vajza.

Por, tabloidi britanik “The Sun”, është përkujdesur që të tallet me moskujdesin e futbollistit shqiptar nga Zhegra, duke thënë se ai ka harruar që të lyejë trupin për t’u mbrojtur nga dielli.

Tabloidi britanik shkruan se futbollisti shqiptar është bërë i kuq, si ngjyra e fanellës së Liverpoolit.

“Shumë i kuq. Shaqiri harron kremin e diellit dhe tregon se është djegur nga dielli duke pozuar në jahtin luksoz”.

Shaqiri momentalisht është në pushime, pasi me Liverpoolin u shpall kampion i Premierligës.

Ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë te “të kuqtë”, apo do të bëhet me tjetër skuadër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme