Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së 7-vjecares, të cilës dyshohet që iu përkeqësua gjendja në një ordinancë private në Prishtinë.
Haxhiu, që tregon se prindërit e 7-vjecares i ka kushërinj, thotë se ata u detyruan ta çojnë fëmijën në spital privat, për shkak të reduktimit të shërbimeve në sistemit publik për pacientët që nuk janë të prekur me virusin Covid 19.
Shkrimi i plotë i Haxhiut:
E dhimbshme vdekja e voglushës 7-të vjeçare Tuana Haxhiu.
Sot kur spitalet tona janē të mbushura me pacientë me COVID-19, përgjegjësia e Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së duhet të jetë edhe ndaj pacientëve tjerë.
Reduktim dhe mos ofrimi i shërbimeve shëndetësore tjera në sistemin shëndetësor publik po i detyron qytetarët që të kërkojnë zgjidhje në sektorin privat.
Edhe prindërit e Tuanes,kushërinj të mi u detyruan që këtë shërbim ta kërkojnë në sektorin privat, por fatkeqësisht pa paragjykuar rrethanat erdhi deri të vdekja e saj.
Duke ndarë dhimbjen me prindërit e Tuanes, familjen Haxhiu dhe gjithë qytetarët e vendit, ju bëjë thirrje përgjegjësve institucional në MSH dhe SHSKUK dhe Spitalet Publike që të ofrojnë kujdes shëndetësor edhe për pacientët tjerë me kapacitet të plota, jo vetëm trajtim për COViD-19.
Përgjegjësia profesionale dhe vlera humane duhet të mbizotrojë në sektorin publik dhe privat.
Vdekja e Tuanes në duart e atyre që duhej ta shpëtonin duhet të thërras në ndergjegje dhe vetëdijsim të çdo profesionisti shëndetësor, çdo bartësi institucional për peshën dhe përgjegjësinë që bartin.
Tuana engjulli ynë i vogël, prehu në paqe!
Me dhimbje
Bekim Haxhiu
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...