Google ADS

Bekë Berisha: Jam i gatshëm të shkoj në burg për punën e komisionit, Liburn Aliu: Shkoj unë se jam mësuar

11:15 | 5 Gusht 2020
Arbresh.info

Pas miratimit të planit të punës nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, anëtari , Bekë Berisha ka thënë se do të merre përgjegjësinë edhe nëse dalin jashtë kornizës.

Ai ka thënë se për këtë është i gatshëm të shkoj edhe në burg, shkruan arbresh.info.

“Ne duhet të hetojmë sepse është votuar në atë mënyrë ,e nëse vije puna që të përgjigjet penalisht për shkak se na dalim jashtë kornizave që është thënë aty unë e marrë përgjegjësinë dhe shkoj në burg”, ka thënë ai.

E, i menjëhershëm ka qenë reagimi i anëtarit, Liburn Aliu.

Ai me shaka ka thënë se mund të shkoj edhe ai në burg

“Qe më keni mu, edhe jam mësuar unë në burg”, ka përfunduar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme