Butrinti thyen pandeminë: Rreth 200-300 turistë vizitojnë çdo ditë qytetin antik

10:39 | 5 Gusht 2020
Arbresh Info

Edhe në kohë pandemie butrinti vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve.  Mbi 200 vizitorë njihen çdo ditë me historinë dhe arkitektuën, ndërsa pushuesit shprehen se do të rikthehen sërish.

Pandemia ka sjellë efekte të forta në ekonomi. Por pavarësisht kufizimeve qyteti antik i Butrintit vazhdon të ketë vëmendje të shtuar.  200-300 persona vizitojnë parkun por dhe njihen me historinë.

“Shohim një numër më të ulët po ne gjithsesi mendonim që do të ishin më të ulët numrat. Pritshmëritë tona janë takuar me ato që ne shpresonim duke parë rrethanat”.

Historia mijëra vjeçare, arkitektura, natyra plot gjelbërim, liqeni, mahnisin turistët e huaj të cilët thonë se do të rikthehen sërish pasi gjithçka që kanë vizituar ishte mbresëlënëse.

“Çdo gjë ishte shumë e mirë, natyra, deti më pëlqen shumë”.

Artizanët vazhdojnë të ekspozojnë prodhimet e tyre, por shprehen se ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Sivjet që ka qenë kjo periudha e covidit ka pasur probleme, nuk kemi patur shitje në krahasim me vitet e kaluara”.

Në kushtet kur turizmi kulturor vuan mungesën e turistëve, në parkun kombëtar të Butrinit nuk mungojnë vizitorët kureshtar edhe përse ndjeshëm të reduktuar në numër.

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme