Grupi i aktorëve të Prishtinës kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës themelimin e trupës rezidence, konkretisht kërkuan hapjen e konkursit për pranimin e rreth 15 aktorëve që të jenë pjesë e Teatrit të qytetit “Dodona”.
Një grup aktorësh shkuan sot në hyrje të Komunës së Prishtinës për t’i shpalosur kërkesat e tyre para mediave sepse sipas tyre nuk po merren parasysh nga komuna, raporton portali arbresh.info.
Aktori Leonit Maloku paralajmëroi edhe protesta nëse kërkesat e tyre nuk shqyrtohen.
“Jemi mbledh të bëjmë shtimin e numrit të aktorëve dhe themelimin e trupës rezidence. Teatri Dodona funksionon me vetëm 5 aktor do të kërkojmë hapen e konkursi për 15 aktorë. Ne do të protestojmë nëse kërkesat tona nuk merren parasysh”, tha ai.
Kujtojmë se teatri i qytetit Dodona aktualisht bën shfaqje për fëmijë dhe skena alternative për të rritur./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...