Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, thotë se zhvillimi prapa dyerve të mbyllura i ndeshjes kundër Manchester Cityt i ndihmon madrilenëve në tentimin për ta përmbysur rezultatin në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi do të udhëtojë të premten në stadiumin Etihad për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolën, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat 2:1.
Gabriel Jesus dhe Kevin de Bruyne i kishin shënuar golat kundër Real Madridit, që mbeti pa kapitenin Sergio Ramos shkaku i një kartoni të kuq. Kështu, djemtë e Guardiolës e morën një fitore të madhe në Santiago Bernabeu.
Real Madridi tani do të tentojë ta përmbysë rezultatin e ndeshjes në Mançester, mirëpo ylli Casemiro beson se skuadra e Zinedine Zidane mund të përfitojë nga zhvillimi i ndeshjes pa tifozë në stadium.
“Pa tifozë, është plotësisht ndryshe. Do të jetë një ndeshje shumë e mirë, por edhe e vështirë për të dyja skuadrat”, ka thënë Casemiro.
“Por, ne jemi Real Madridi dhe ne e dimë se e kemi një mundësi për të kaluar. Ata s’do t’i kenë tifozët e tyre dhe kjo na favorizon paksa”.
“Megjithatë, lojtarët janë të njëjtë, trajneri është i njëjtë dhe ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa vështirë do të jetë sepse ata e kanë një skuadër të mrekullueshme”. /Gazeta Express/
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?