Libani është në zi pas shpërthimit masiv në kryeqytet, Bejrut ku mbetën të paktën 100 të vdekur e më shumë se 4,000 të plagosur.
I tërë qyteti u dridh nga shpërthimi, i cili nisi me një zjarr në port që më pas shpërtheu në një re të jashtëzakonshme tymi, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti Michel Aoun tha se 2,750 tonë nitrat amoni ishin të magazinuara në mënyrë të pasigurt në depo prej gjashtë viteve.
Ai ka paraparë një mbledhje urgjente të kabinetit për të mërkurën, dhe ka thënë se gjendje emergjente dyjavore duhet të deklarohet.
Shteti ka shpallur tre ditë zie që nga e mërkura.
Presidenti Aoun gjithashtu ka njoftuar që qeveria do të nxjerrë 100 miliardë lira apo 66 milionë dollarë të fondeve emergjente.
“Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe,” tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani për mediat lokale. “Ka viktima dhe të vdekur kudo”.
“Mbi 100 kanë humbur jetën e tyre. Ekipet tona janë ende duke zhvilluar operacione kërkimi dhe shpëtimi në zonat përreth,” shtoi Kryqi i Kuq i Libanit në një deklaratë të mërkurën.
Zyrtarët thanë se ishte duke u zhvilluar një hetim për të gjetur shkallën e saktë të shpërthimit. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban tha që ata që janë përgjegjës do të përballen me “dënimin maksimal” të mundshëm.
Nitrati i amonit ishte raportuar se ishte shkarkuar nga një anije e ndalur në port në 2013, dhe më pas ishte ruajtur në një depo atje./arbresh.info/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...