Për t’u kthyer në formë, së pari është e nevojshme të qëndroni larg gabimeve të dietave të imporovizuar nga vetë ju.
Dieta duhet të jetë e balancuar duke marrë parasysh kushtet e shëndetit, nevojat dhe stilin personal të jetës. Po kush janë gabimet që ne bëjmë kur mbajmë dietë?
1-Shpesh i hani sallatat pa i marinuar dhe kjo është diçka që nuk e kënaq shijen. Vaji i ullirit kur përdoret pa e ekzagjeruar, është i shkëlqyer për dietën. Erëzat gjithashtu janë zëvendësuese të shkëlqyera të kripës dhe sheqerit.
2-Konsumimi i tepërt i lëngjeve dhe frutat e shtrydhura
Frutat në versionin lëng ose të shtrydhur furnizojnë trupin me sheqerna të thjeshta që organizmi i asimilon shpejt krahasuar me frutat e plota, të cilat janë të pasura me fibra dhe na bëjnë të ndihemi të ngopur e të mos biem në kurthe të tilla.
3-Zëvendësimi i vakteve me një sallatë frutash
Të hash drekë ose darkë vetëm një sallatë frutash rrit rrezikun të keni sulme urie në orët e mëvoshme. Sheqernat e thjeshta të sallatës mund t’ju japin energji të menjëhershme, por rrisin gliceminë dhe stimulojnë sulme urie të papritura. Gjithashtu nuk sigurojnë një vakt të plotë sepse nuk përmbajnë proteina, karbohidrate komplekse dhe yndyra të dobishme.
4-Hani vetëm një sallatë
Sallata jeshile, rukola, radikio janë sigurisht të shëndetshme sepse i sigurojnë trupit vitamina, minerale dhe antioksidantë të çmuar. Gjithashtu, janë një burim i mirë fibrash. Por ngrënia vetëm e perimeve nuk do t’ju ndihmojë të dobësoheni. Është ideale t’i kombinosh me proteinat e peshkut, mishit të bardhë dhe karbohidratet komplekse si drithërat integrale të cilat na mbajnë të ngopur dhe i sigurojnë organizmit energjinë e nevojshme për të funksionuar mirë.
5-Konsumimi i shpejt i vaktit
Ngrënia e vakteve shpejt na bën të jemi më pak të ngopur dhe na shtyn të hamë sasi më të mëdha ushqimi. Duhet që çdo kafshatë të përtypet mirë, në mënyrë që t’i marrim sinjalet e ngopjes në kohën e duhur.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...