Google ADS

Greqia merr vendim, 7 ditë izolim kush kalon nga Kakavija

00:55 | 5 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Greqia ka marrë masa të reja sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19, që i prek në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe shqiptarët. Kjo masë vjen një ditë pasi një qytetar shqiptar me shtetësi greke ka hyrë përmes kësaj dogane në gjendje të rëndë shëndetësore i prekur me COVID, ku dhe u shtrua në spitalin e Janinës.

Njoftimin e bëri të ditur epidemiologu Sotiris Ciodras së bashku me ministrin i Mbrojtjes Civile, Nikos Kardalias.

Nga data 16 gusht, Greqia do të rikthejë karantinën 7 ditorë për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës!

Gjithashtu, theksohet se nga nesër kjo nyje kufitare nga pala greke do të qëndrojë e mbyllur gjatë natës, nga ora 22:00-06:00. Që do të thotë përgjatë kësaj fashe orare nuk do mund të kalojë në Greqi dhe e gjitha kjo bëhet me qëllim të të gjithë shqiptarët t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, përfshirë edhe testin e COVID-19. Ajo do të jetë funksionale nga ora 06:00-22:00.

Kjo masë vjen një ditë pasi një qytetar shqiptar me shtetësi greke ka hyrë përmes kësaj dogane në gjendje të rëndë shëndetësore i prekur me COVID, ku dhe u shtrua në spitalin e Janinës./lapsi.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme