Një studim i lëshuar nga Instituti i Punëtorëve të Institutit të Melburnit pohon se njerëzit që janë më të moshuar se 40 vjeç kanë performuar më mirë në punë kur kanë punuar tri ditë në javë. Pra, a do të thotë kjo që punëtorët e moshuar mund të punojnë më pak në mënyrë efikase?
Sipas studimit australian, studiuesit u përpoqën të analizonin aftësitë njohëse të punëtorëve të moshuar. Si rezultat, pjesëmarrësit në studim, 3 mijë e 500 gra dhe 3 mijë burra, morën pjesë në testim, transmeton Indeksonline.
Studiuesit u përqendruan në aftësitë e pjesëmarrësve si arsyetimi abstrakt, kujtesa dhe arsyetimi ekzekutiv.
Përveç kësaj, hulumtuesit matën përformancën e tyre njohëse në mënyrë që të arrinin se sa efektiv ishin në punë.
Pjesëmarrësit u përmirësuan kur punuan 25 orë në javë.
Megjithatë, përformanca e tyre u zvogëlua ndjeshëm kur ata filluan të punon për 55 orë në javë.
Ajo që bëri pjesëmarrësit të humbasin kontaktin ishte lodhja dhe stresi. Sipas një prej autorëve kryesorë të studimit, profesor Colin McKenzie, niveli i stimulimit intelektual varet nga orari i punës.
Edhe pse puna mund të stimulojë aktivitetin e trurit, ajo mund të shkaktojë lodhje dhe stres.
Prandaj, mund të ketë ndikim drastik në funksionet e njohjes.
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...