Zyrtare: Smalling e Zappacosta largohen nga Roma

23:10 | 4 Gusht 2020
A. B.

Roma ka njoftuar se Chris Smalling dhe Davide Zappacosta janë rikthyer te Manchester United, respektivisht te Chelsea.

Giallorossët e kishin mbrojtësit anglez dhe atë italian në huazim për një edicion, mirëpo që nuk arritën t’i kompletonin blerjet e tyre.

Roma njoftoi se të dy lojtarët nuk do të jenë pjesë e ndeshjes së tyre ndaj Sevillës në Ligën e Evropës që zhvillohet këtë të enjte.

“Duam që t’i falënderojmë Chirisin dhe Daviden për profesionalizimin që kanë treguar në këtë edicion”, ka thënë drejtori gjeneral i Romës, Guido Fienda.

“Që të dy kanë treguar respekt dhe dedikim për projektin e klubit, mirëpo që ata rikthehen te klubet paraprake”, ka thënë ai më tej.

Smalling ka zhvilluar 37 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tri gola, ndërsa Zappacosta ka luajtur vetëm nëntë herë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme