Trajneri i Interit, Antonio Conte, është zotuar se do të bëjë gjithçka në pushtetin e vet për ta fituar Ligën e Evropës me zikaltrit këtë muaj, duke nisur me ndeshjen kundër Getafes në rundin e 16 më të mirëve të mërkurën.
Conte është duke e përgatitur ekipin e vet për t’u përballur me spanjollët në stadiumin e Schalkes, Gelsenkirchen, dhe dëshiron ta udhëheqë Interin drejt triumfit në këtë garë,
“Do të bëj gjithçka në pushtetin tim. Unë dhe këta djem kemi këtu për ta shfrytëzuar rastin sa më mirë, por natyrisht ka ekipe të tjera të cilat duan ta fitojnë atë po ashtu, por ne duhet të shkojmë hap pas hapi”, tha Conte.
Nëse Interi kalon në çerekfinale, atëherë përballet me fituesin e duelit Bayer Leverkusen – Rangers. Gjermanët udhëheqin 3:1 pas ndeshjes së parë në Skoci dhe pritet të kalojnë tutje.
Por Conte dëshiron të përqendrohet në detyrën që e pret nesër para se t’i analizojë kundërshtarët e mundshëm.
“Ndeshja e nesërme do të jetë shumë e vështirë, sepse ose mbesim në garë ose eliminohemi, prandaj duhet të luajmë mirë për ta vërtetuar dëshiron tonë për të kaluar në rundin tjetër”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...