Google ADS

Shpërthimi katastrofal në Bejrut: raportohet për mbi 25 viktima dhe 2 mijë e 500 të lënduar

21:30 | 4 Gusht 2020
Arbresh Info

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në portin e Bejrutit, videot e të cilit kanë bërë gjiro në mediat ndërkombëtare.

Fuqia e shpërthimit ka qenë shumë e fortë, sa që ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë edhe ndërtesat në një perimetër prej disa kilometrash.

Siç raporton CNN,  të paktën 25 persona deri tani janë të konfirmuar të vdekur teksa më shumë se 2 mijë e 500 janë të lënduar.

CNN po ashtu raporton se shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme