Google ADS

Martesa më e shkurtër në histori, çifti divorcohet brenda 3 minutash për këtë arsye

20:19 | 4 Gusht 2020
Arbresh Info

Mund të duket e pazakontë, por është e vërtetë. Një çift në Kuvajt u divorcua vetëm tre minuta pasi u martuan.  Nusja u tërhoq gjatë ceremonisë në daljen nga gjykata, vetëm disa minuta pasi lidhën kurorë.

Arsyeja e divorcit ishte sepse burri i saj i ri e quajti atë “budallaqe” para të ftuarve dhe gruaja u zemërua aq shumë sa ajo i kërkoi gjykatësit ta prishë menjëherë martesën dhe t’i shkurorëzojë ata.

Sipas mediave vendase, raportohet se gjykatësi pranoi kërkesat e nuses dhe i dha një divorc në të njëjtën gjykatë. Martesa treminutëshe e çiftit, është cilësuar edhe si më e shkurtra në histori.

Ndërkohë shumë përdorues në rrjetet sociale uruan ish-nusen për trimërinë e saj dhe u shprehën se do të kishin bërë të njëjtën gjë nëse burri i tyre me të cilin sapo ishin kurorëzuar do t’i quante “budallaqe”./abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme