Në një intervistë për “24 Vesti”, analisti politik Albert Musliu tha se ishte i befasuar nga reagimi i një prej drejtuesve të partive politike që u ankua se dikush po përpiqej t’ia merrte deputetët që kanë dalë nga lista e tyre.
Ai vlerëson se kjo nuk është vetëm një praktikë në parlamentin tonë, por ekziston edhe në demokracitë shumë të zhvilluara, siç janë Shtetet e Bashkuara.
“Unë besoj se ka bisedime të tilla me deputetë, por prapëseprapë, shumica e re, qeveria e re do të udhëhiqet nga një program. Nëse qëllimet e atyre grupeve arrihen në negociatat për atë program dhe në arritjen e kompromiseve, atëherë nuk ka dyshim se një gjë e tillë do të ndodhte”, tha Musliu.
Për të mos hapet e njëjta çështje, Musliu sugjeron ndryshimin e modelit të zgjedhjeve./Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?