75 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, pesë të vdekur

14:57 | 4 Gusht 2020
Arbresh.info

Në 24 orët e fundit janë bërë 830 testime, dhe 75 raste të reja me covid-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Vendet nga rastet e regjistruara janë: Shkupi 32 – Kumanovë 4 – Shtip 5 – Tetovë 7 – Kavadarci 8 – Gostivar 8 – Strumica 1 – Koçan 1 – Probistip 2 – Makedonski Brod 2 – Vinica 1 – Sveti Nikole 1 – Kichevo 2 – Negotino 1

Pesë persona, një pacient nga Shkupi, dy pacientë nga Kumanova, një pacient nga Gostivari dhe një pacient nga Ohri kanë humbur jetën, transmeton portali arbresh.info.

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistron 136 pacientë të shëruar nga: – Shkupi 50 – Kumanovë 16 – Prilep 2 – Tetovë 5 – Strugë 28 – Ohër 18 – Gostivar 2 – Krushevo 1 – Koçani 1 – Makedonski Brod 1 – Kratovo 1 – Sveti Nikole 10 – Kichevo 1

Janë bërë gjithsej 106877 testime për Covid-19 në Maqedoni.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i epidemisë është 11202, numri i pacientëve të shëruar është 7108, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3589./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme