Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Jorgan K. Andreës, i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi, përmes së cilës e falënderoi për takimin e mbajtur në janar të këtij viti, ku u diskutua rreth progresit dhe sfidave në luftimin e korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar.
Gjatë takimit të përbashkët, Ejupi e kishte njoftuar Andreës, për të arriturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, prioritetet e ministrisë, si dhe fushat për të cilat kanë nevojë për mbështetje.
Në letër theksohet se Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, është e gatshme që të ofrojë mbështetje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve tjera në luftimin e korrupsionit.
Ministria e Punëve të Brendshme e falënderon, Jorgan K. Andreës, për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-ve, të cilët përmes programeve të ndryshme kanë luajtur rolin kryesor në zhvillimin institucional të ministrisë dhe forcimin e kapaciteteve në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit. /arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua