Ukaj flet për synimet e tij në SHBA dhe ndjenjën për të luajtur për Kosovën

14:20 | 4 Gusht 2020
Arbresh Info

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë disa lojtarë/e të Kosovës që po paraqiten me sukses.

Njëri ndër ta është është edhe talenti Rron Ukaj. Basketbollisti pejan me Kosovën U-18 më 2018 kishte fituar Kampionatin Evropian, Divizioni C, ku ishte shpallur MVP i Evropianit. Ai gjithashtu ka luajtur për Kosovën U20 dhe është grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës A.

Ukaj flet për karrierën e tij në SHBA. “Që 1 vit kam ardhur në Amerikë për të luajtur basketboll në kolegj. Viti i parë ishte paksa i vështirë në fillim, sepse dallon basketbolli amerikan nga ai evropian.

Në vitin e parë kam luajtur në D1 Junior College ose NJCAA në Southeastern Community College në Iowa. Ishte një edicion i mirë, si për skuadrën ashtu edhe për mua personalisht. Pas vitit të parë kam marrë ofertë nga Eastern Florida State D1 “NJCAA” që është njëri ndër 5 Junior College më të mira në SHBA dhe kam vendosur të shkoj të luaj aty.

Synimi im pas këtij viti është të dal në D1 NCAA, dhe me punë e përkushtim do të arrijë këtë qëllim. Të luaj për Kosovën është nder dhe përgjegjësi e madhe, sepse je duke përfaqësuar shtetin tënd në arenën ndërkombëtare”, është shprehur Ukaj për faqen zyrtare të FBK-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme