12:46 | 4 Gusht 2020
Arbresh.info
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit tonë që të zbatojnë masat e institucioneve shëndetësore në kohën kur pandemia COVID-19 po përhapet me shpejtësi të madhe.
Orlando përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mund të shmangim varrosjen e madhe të viktimave sikurse ndodhi në Itali.
“Përderisa Coronavirus po përhapet me shpejtësi në Kosovë, më është thënë se një e treta e qytetarëve mohojnë/minimizojnë ndikimin e tij. Në fazën më të keqe në Itali, ushtrisë iu bë thirrje për t’u përballur me varrosjen e numrit dërrmues të viktimave. Ne mund ta shmangim këtë. Vendosni maskën. Ruani distancën. Lani duart”, ka shkruar Orlando.