Google ADS

Në 24 orët e fundit në Indi shënohen 803 vdekje nga koronavirusi

12:52 | 4 Gusht 2020
Arbresh.info

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 803 vdekje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 52.050 raste të reja duke e rritur në 1.855.746 numrin e përgjithshëm të rasteve, ndërsa me 803 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 38.938 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.230.510 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme