Google ADS

Hyseni bisedon përmes telefonit me Grenell, roli i SHBA-ve esencial për dialogun

11:33 | 4 Gusht 2020
Arbresh.info

Koordinatori për Dialogun me Serbinë gjendet për vizitë zyrtare në Uashington.

Por, ai duket se nuk ka zhvilluar me të emëruarin e presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell.

Arbresh.info mëson nga burime të afërta se Hyseni ka zhvilluar vetëm një bisedë telefonike me Grenell, pasi që ky i fundit nuk gjendet në Uashington.

Në këtë bisedë dyshja është dakorduar për disa tema që kanë të bëjnë me procesin e dialogut si dhe rolin e SHBA-ve në këtë proces, që pritet të jetë esencial.

Hyseni pritet të kthehet në Kosovë të enjten.

Kujtojmë se dialogu Kosovë – Serbi rinisi pas më shumë se 20 muajve pauzë.

Temat e para që u diskutuan ishin të pagjeturit, të zhvendosurit si dhe ekonomie./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme