Google ADS

Milan i ofron 7 milionë euro për një vit Ibrahimoviqit

11:11 | 4 Gusht 2020
Arbresh.info

Skuadra e Milanit dëshiron ta ketë në ekip edhe për një sezonë sulmuesin veteran, Zlatan Ibrahimoviq.

Sipas asaj që raporton Calcio Mercato, rosonerët i kanë ofruar suedezit një marrëveshje të re, ku sulmuesi do të përfitonte shtatë milionë euro në vit.

Milan e përfundoi stinorin në pozitën e gjashtë, duke siguruar kështu kualifikimet për në Europa League.

Ibra ka shënuar 10 gola në 18 paraqitje që nga ardhja e tij në Milano gjatë muajit janar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme