Njomza Grabanica, drejtoreshë e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronënisë në Komunën e Klinës, ka treguar se është infektuar me coronavirus.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se virusi është i tmerrshëm dhe të zgjon çdo natë me simptoma të tmerrshme.
Ky është postimi i saj:
Në Kosovë nr i të infektuarve me Covid do të rritet deri në momentin që një pjesë e popullsis ende merret me budallaqet e tilla si: ata që jan me covid paguhen,ata qe vdesin nga covidi familja merr pare,ska covid por kan me na vendos çipa.
Një nga përsonat që është prekur me covid jam edhe vet,një familjare që një i afert i vdiq nga covidi, por as për miliona as për asgjë në botë nuk kishim pranuar që të prekemi nga ky virus i tmerrshem që të zgjon çdo natë me simptoma të tmerrshme,të mundon me ditë të tëra e nuk je në gjendje te ushqehesh as ta paramendosh ushqimin,të jep mundime të tilla që në jeten time si kam përjetuar më parë.
Si familje as për krejt botën nuk kishim pranuar ta japim te afërmin ton e të vuajm për tu mesuar me mungesen e tij. Të afermit ton jan duke vdek nga virusi edhe pa sëmundje përcjellse,ashtu siç ndodhi në familjen ton.
Fjalt e tilla çipat,paret cdo gjë është jo e sakt,virusi ekziston dhe shume nga ne jemi duke e paguar me një çmim bukur të lartë kete virus.
Prandaj nese jo për vete ju lutem keni kujdes nga ky virus e mos e dergoni të prind e të familjaret tuaj.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...