Përhapja e koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon të përshpejtohet në Spanjë pas bllokimit, përderisa Ministria e Shëndetësisë e vendit ka zbuluar 8.532 raste të reja gjatë fundjavës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat, të publikuara sot, nuk përfshijnë azhurnime të plota nga Madridi, Katalonja dhe Navarra, disa nga zonat më të goditura, duke sugjeruar që numri i vërtetë i njerëzve që kanë rezultuar pozitiv gjatë fundjavës mund të jetë dukshëm më i lartë.
Më shumë se gjysma e rasteve të reja gjatë fundjavës, pothuajse 4.800 prej tyre, janë regjistruar në rajonin e Aragonit, i cili ka një popullsi prej rreth 1,3 milionë banorë.
Gjatë fundjavës së kaluar u zbuluan rreth 6.500 raste me COVID-19. Dy fundjava më parë, numri ishte rreth 4.500.
Gjatë kësaj fundjave, rreth 100 njerëz të tjerë u shtruan në spital për këtë sëmundje, shumica e të cilëve janë nga Aragoni.
Sipas të dhënave rajonale, rreth 23 për qind e testeve në Aragon janë pozitive, duke i ngjarë situatës më herët këtë pranverë, kur pjesë të Spanjës u shkatërruan nga virusi.
Gjatë fundjavës u raportuan edhe 27 raste të reja të vdekjeve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 28.472.
Pavarësisht kësaj, zyrtarët nuk kanë njoftuar ndonjë masë të re madhore për parandalimin e virusit, me përjashtim të izolimit të rreth 10 mijë personave në qytetet Iscar dhe Pedrajas në pjesën qendrore të Spanjës.
Ndërkohë, banka BBVA publikoi të dhëna të reja që tregojnë se në muajin korrik, shpenzimet e vizitorëve të huaj ishin ulur për më shumë se 50 për qind në Spanjë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?