President i Yldon Medi Group, Ylli Ndroqi as nuk është ndaluar dhe as nuk është arrestuar mesditën e sotme. Por çfarë ka ndodhur?
Efektivë të policisë rrugore kanë ndaluar makinën e presidentit të “Yldon Media Group” mesditën e sotme, (3 gusht), në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë duke i deklaruar se automjeti me të cilin lëvizte ishte sekuestruar me kërkesë të SPAK.
Maskat rrethuan makinën
Në atë moment forca të shumta policie me maska i janë afruar makinës. Vetë zoti Ndroqi është shprehur se nuk zbriste por se mund të shkonte bashkë me makinë në drejtorinë e Policisë për të sqaruar gjithçka. Më pas në drejtorinë e policisë së Tiranës kanë shkuar dhe avokatët mbrojtjës.
Avokati Alban Qafa: Ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, kanë shkuar forcat operacionale për të marrë Mercedezin me të cilën po udhëtonte. Z. Ndroqi ka kërkuar që ta shoqërojë vetë makinën dhe t’i bëjnë të ditur pse po i kërkojnë makinën.
Kemi ardhur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe na është komunikuar një vendim për vendosje të sekuestros pas një hetimi pasuror për z. Ndroqi. Ai nuk është as i ndaluar as i shoqëruar. Vetëm ka shoqëruar Mercedesin e tij dhe na është dhënë në dorë vendimi i SPAK-ut.
Avokati deklaron se brenda afatit 5-ditor do ta ankimojmë në Apel të SPAPK-ut.”
SPAK nisi procedimin pasuror një ditë para gjyqit me Veliaj
Menjëherë më pas në faqen zyrtare të SPAK publikohet njoftimi për sekuestrimin i 26 pasurive mes tyre dhe RTV Ora dhe Ora News
Mësohet se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, kishte regjistruar procedimin pasuror nr.10, më 21 korrik 2020, pikërisht një ditë para se në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsion të ishte seance gjyqësore e pajtimit ku Veliaj gjykohet për shantazhe ndaj gazetarëve të RTV Ora dhe Ora News, por dhe përgjigjeve ofenduese ndaj vete z Ndroqi duke deklaruar mjaft të pavërteta, si dhe për moskallëzim krimi.
Drejtori i informacionit të RTV Ora dhe Ora News, Brahim Shima e quan vazhdë e presionit politik që i bëhet gazetarëve të medias
Shima: Kujtojmë se gjithë kjo nismë është në kohën kur presidenti i Yldon Media Grup është në gjyq me Erion Veliajn, i cili në deklaratat që ka bërë në media ka hedhur akuza të paqena. Pikërisht me të njëjtat akuza që Veliaj ngre ndaj z. Ndroqi, edhe SPAK merr një nisëm me deklarata për trafiqe ose për abuzime të tjera. Kur ka ndodhur ndonjëherë tjetër që për deklarime pasurie policia ka shoqëruar në mënyrë të tillë me forca të shumta policie me maska. Është vetëm sekuestrimi i një automjeti. Nuk më duket normale sepse ky është presion politik ndaj televizionit Ora.
Ndër të tjera SPAK kërkoi dhe sekuestrimin e pasurive, mes tyre të RTV Ora dhe Ora News me pretendimin se janë të pajustifikuara dhe se ekziston rreziku real për humbjen, për marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.
Vendimi te shtunen, dite pushimi
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sekuestrimin e 26 llojeve të pasurisë pikërisht më 1 gusht 2020, ditë e shtunë, dite pushimi, por dhe fillimi i muajit të pushimeve verore.
Pas kesaj pranë televizionit, në mënyrë të paprecedentë e mësynë forca të shumta policie me maska dhe arme a thua se po ndërhynin në një skenë ku kishte ndodhur një skemë krimi e dyfishtë.
Prezenca e madhe e policisë sollë habi jo vetëm te stafi, por dhe te të ftuarit
A është presion politik?
Brenda pak muaj është tentativa e dytë për të bllokuar zërin e të vërtetës të një televizioni i cili po tregon të vërtetat duke zbuluar skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Nje vendim i tillë ka ngjallur dhe reagim.
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?