Rriten tensionet, Izraeli godet me raketë 4 “militantë të lidhur me Sirinë”

16:59 | 3 Gusht 2020
Arbresh Info

Ushtria siriane ka ekzekutuar një grup militantësh që pretendohet se vepronin për Sirinë, duke acaruar raportet me fqinjin verior.

Izraeli dhe Siria kanë përshkallëzuar tensionet mes tyre me anë të kundërsulmeve të armatosura që lanë të paktën 4 militantë sirianë të vrarë.

Në territorin e Lartësive të Golanit, të kontrolluar nga Jeruzalemi, ushtria izraelite rriti të hënën gatishmërinë me prezencë të shtuar luftarake dhe me tanke në kufirin që ndan dy fqinjët.

Situata u provokua nga infiltrimi i katër personave nga Siria që Izraeli pretendon se po tentonin gjatë orëve të natës të vendosnin eksplozivë në zonën ndarëse të Golanit.

Pas shkëmbimit të zjarrit me trupat kufitare izraelite, të 4 të ashtuquajturit militantë terroristë u goditën me një raketë nga ajri teksa përpiqeshin të largoheshin.

Ushtria siriane zbuloi pamjet e incidentit por nuk konfirmoi cilës organizatë i përkisnin personat, përveçse mbajti regjimin sirian përgjegjës për ngjarjen.

Javët e fundit tensionet në kufirin verior të Izraelit janë rritur që prej vrasjes së një luftëtari të grupit shiit të Hezbollahut, që bashkëpunon me Iranin dhe në luftërat civile përkrah Sirisë.

Pas sulmit, Damasku u përgjigj me eksplozivë ndërsa Jeruzalemi goditi pozicionet ushtarake siriane.

Javën e kaluar, Izraeli pretendoi se arriti të shmangë një tjetër infiltrim të militantëve të Hezbollahut këtë radhë nga kufiri me Libanin, reaksion që prodhoi veprime luftarake nga më të ashprat mes që prej luftës së vitit 2016.

Territori i Lartësive të Golanit së fundmi është kthyer në një vatër konflikti, pasi iu aneksua Sirisë nga Izraeli në vitin 1967 dhe njihet si pjesë e tij vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme