Google ADS

Pronarët e pishinave paralajmërojnë bllokim të kufirit me Shqipërinë: Taksat i paguajnë pishinat e Kosovës, e jo plazhet e Velipojës

14:22 | 3 Gusht 2020
Arbresh.info

Me pankarta në duar “Plazha plot, pishina bosh”, “Taksat i paguajnë pishinat e Kosovës, e jo plazhet e Velipojës”, pronarët e pishinave në Kosovë kanë protestuar sot kundër vendimit të Qeverisë për mbyllje shkaku i pandemisë Covid-19.

Më këtë rast Diamand Pacarizi para mediave tha se nëse deri sonte nuk merret një vendim ata do të dalin të protestojnë në kufirin me Shqipërinë.

“Kemi dalë për të protestuar për vendimin skandaloz të Qeverisë së Kosovës. Mbyllja e pishinave është skandaloze, pishinat në Kosovë punojnë në bazë të rregullave e me respektim të masave më mira se liqenet e qendrat tregtare. Vendimi i Qeverisë do të na dërgoj në kolaps, vendimi për mbylljen e pishinave është arbitrar. Vendimi i Qeverisë së Kosovës është arbitrar, nëse deri sonte nuk merret një vendim, ne nesër do të protestojmë dhe do të bllokojmë piken kufitare më Shqipërinë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme