Në qendër të qytetit të Kievit, Ukrainë është duke u zhvilluar një situatë dramatike ku policia është duke negociuar me një burrë i cili me bombë po kërcënon pasi është barikaduar brenda një banke.
Sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Anton Gerashchenko, në orët e para të pasdites policia është telefonuar nga përfaqësuesja e “Universal Bank” që gjendet në një qendër tregtare, transmeton Telegrafi.
Ajo theksoi se në filial është futur një burrë 35-vjeç i cili pretendonte se ka me vete në çantë një bombë. Ky burrë më pas ka kërkuar të kontaktojë me policinë.
Punonjësit e bankës janë liruar dhe menjëherë kanë dalë nga banka, kurse me sulmuesin ka mbetur vetëm menaxheri i pikës dhe atë me dëshirën e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=bY9gtse5nDc&feature=emb_title
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...