Komuna e Prishtinës do të blej tepih në vlerë 5 mijë euro

11:33 | 3 Gusht 2020
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës planifikon blej tepih në vlerë 5 mijë euro.

Tepihu do të shfrytëzohet nga kopshtet në kryeqytet, shkruan arbresh.info.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet gjithashtu se kohëzgjatja e kontratës është 20 ditë.

OP me rastin e aplikimit duhet të sjellin një vërtetim nga administrata tatimore e vendit të  themelimit të operatorit ekonomik, se operatori  ekonomik në fjalë nuk është me vonesë për  pagimin e tatimeve së paku deri në tremujorin e fundit të vitit para dorëzimit të tenderit, gjithashtu kërkohet kopja vetëm nga operatori ekonomik  qe propozohet për shpërblim te kontratës dhe  dorëzohet te Autoriteti Kontraktues para  publikimit te Njoftimit mbi Vendimin e  Autoritetit Kontraktues.

Lloji i procedurës është i hapur ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 10.08.2020  vetëm përmes Platformën Elektronike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme