Google ADS

Mbi 500 mijë euro pritet të kushtoj një fushë futbolli në fshatin Baran të Pejës

10:09 | 3 Gusht 2020
Arbresh.info

Mbi 500 mijë euro pritet të kushtoj ndërtimi i një fushe të futbollit në fshatin Baran të komunës së Pejës.

Tashmë është hapur edhe tenderi për këtë ndërtim ndërsa vera e parashikuar e kontratës është saktësisht 521 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Pagesa është planifikuar të ndahet në dy pjesë, 125 mijë euro gjatë këtij viti e pjesa tjetër do të paguhet vitin 2021.

 

Komuna e Pejës ka njoftuar se kohëzgjatja e kontratës është 24 muaj. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontrate të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit
Rregullativ të Prokurimit Publik.

Aty ndër të tjera thuhet gjithashtu se ‘operatori ekonomik duhet t’i ofrojë dëshmi të kënaqshme Autoritetit Kontraktues se qarkullimi vjetor i Operatorit
Ekonomik, gjatë tre vite të fundit duhet te jetë jo më pak se 1.000,000.00 euro. Në rast të grupit udhëheqësi duhet ti ketë së paku 60% të shumës së kërkuar të qarkullimit vjetor për 3 vitet e fundit”.

Ndërsa OP duhet të ketë edhe staf profesional.

“Stafi i lartë profesional që do të kryqet në projekt minimum 4 inxhinierë, një (1) inxhinier i diplomuar i Arkitekturës (ose master i Arkitekturës )- minimum 2 vite përvojë pune pas diplomimit, i certifikuar sipas standardeve EN 16247 dhe i certifikuar me certifikatën iSBEMxK. Një (1) inxhinier i diplomuar i Elektroteknikes (ose master)- minimum 2 vite përvojë pune pas diplomimit. Një (1) inxhinier i diplomuar i Ndërtimtarisë ose me diplomë master drejtimi Hidroteknik – minimum 2 vite përvojë pune pas diplomimit. – Një (1) inxhinier i diplomuar i Makinerisë ose me diplomë master në këtë drejtim minimum 2 vite përvojë pune pas diplomimit”, thuhet në njoftim.

Lloji i procedurës është i hapur, ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 31.08.2020, po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme