Google ADS

Tepelenë, sipërfaqja e madhe e tokës përfshihet nga flakët

22:33 | 2 Gusht 2020
Arbresh Info

Një sipërfaqe e madhe toke është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele (2 gusht) pranë Ujit të Ftohtë, Tepelenë.

Forcat e zjarrëfikëses janë nisur për në vendngjarje por për shkak të errësirës dhe të terrenit është e vështirë të ndërhyhet.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij zjarri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme