Google ADS

Gramsh dhe Fier, zjarret përfshijnë pyjet, digjen pisha e pemë

21:15 | 2 Gusht 2020
Arbresh Info

Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Koshnicës pranë fshatit Siman të Gramshit pasditen e sotme (2 gusht).

Nga flakët janë shkrumbuar disa pisha dhe një numër i madh pemësh.

Terreni i vështirë malor ka pamundësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Ende nuk dihet shkaku që ka çuar në zjarr.

Ndërkohë një vatër tjetër zjarri vijon të djegë në sipërfaqe pylli me pisha në Seman në vendin e quajtur Godull.

Në vendin e ngjarjes ndodhen i gjithë reparti zjarrfikëses së Fierit.

Forcat  zjarrëfikëse janë në veshtirësi pasi aty ndodhen dhe shkurre dhe ferra të mëdha që rrezikojnë djegjen e pishave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme