Koordinatori i Qeverisë për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka mohuar se do të takohet me Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
Një takim i nivelit të tillë u raportua sot në disa media se do të ndodh në mes Hysenit e Pompeo-t.
Hyseni për arbresh.info ka thënë se një takim i raportuar në media me Pompeo nuk është i vërtetë.
“Nuk e di se nga ka dalur ky spekulim, nuk do të kem takim me Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, sepse një takim i tillë do të ishte mrekulli por nuk ndodh. Nuk e di nga ka rrjedhur ky spekulim. U habita kur e lexova në media”, tha Hyseni për Arbresh.info nga Washingtoni.
I dërguari i Qeverisë së Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi në Washington do të qëndrojë dy ditë ku do të zhvillojë takime të rëndësishme për këtë proces, raporton arbresh.info.
“Unë do të qëndroj dy ditët, takime do të kemi të hënën dhe të martën. Do të kem takime të nivelit bukur të lartë, në Departamentin Amerikan në Shtëpinë e Bardhë dhe në Senatin Amerikan”.
Hyseni për të gjitha takimet e ka njoftuar edhe shefin e qeverisë, Avdullah Hotin.
“Për të gjitha takimet dhe temat e diskutimit e kam njoftuar edhe kryeministrin Hoti”, ka thënë ai për arbresh.info.
Kujtojmë se Skender Hyseni po qëndron në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas dy takimeve që kishte në Bruksel në nivel ekspertësh me koordinatorin e Serbisë në dialog.
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...