Kreu i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se janë duke e hartuar një protokol i cili do të konkretizojë deri në detaje menaxhimin e situatës me kopshte, pas rihapjes, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, Ky protokol do të udhëzojë në veçanti kopshtet, për menaxhimin e kopshteve dhe masat që do të ndërmirren në rast të infeksioneve eventuale.
Ahmeti ka theksuar se rihapja e kopshteve do të bëhet pasi që të finalizohet protokoli dhe pasi që të bëhet vlerësimi i situatës, nga personeli profesional./arbresh.info/
Ky është postimi i plotë:
Prindër të dashur,
Pas masave të fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë për qëllim luftimin e pandemisë #covid19, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha hapat sipas përgjegjësisë dhe kompetencave të cilat i takojnë.
Sipas këtyre masave, Qeveria e Kosovës, ka zhvendosur në kompetencë të komunave të Republikës vlerësimin e situatës në nivel komune, për rihapjen e kopshteve.
Numri i të infekuarve me #covid19 në Kosovë, është duke u rritur jashtëzakonisht shumë ditëve të fundit, e sipas studimeve dhe situatave të krijuara në disa shtete në botë, shpërndarja e virusit po infekton edhe grupmoshat e reja, përkatësisht fëmijët. Kjo ka bërë që Komuna të analizojë me kujdes të shtuar situatën e krijuar.
Komuna e Prishtinës është duke e hartuar një protokol i cili do të konkretizojë deri në detaje menaxhimin e situatës me kopshte, pas rihapjes. Ky protokol do të udhëzojë në veçanti kopshtet, për menaxhimin e kopshteve dhe masat që do të ndërmirren në rast të infeksioneve eventuale.
Pasi që të finalizohet protokoli dhe pasi që të bëhet vlerësimi i situatës, nga personeli profesional, do të caktohet data e hapjes së kopshteve në Komunën e Prishtinës pasi që prioritet për ne është shëndeti i fëmijëve dhe personelit të kopshteve.
Ju falemnderit për mirëkuptimin dhe shëndet për të gjithë!
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së