Prishtina e Podujeva me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid 19

15:22 | 2 Gusht 2020
Arbresh.info

Gjatë njëzet e katër orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar edhe 245 raste të reja me Covid 19.

E numri më i madh i të prekurve të rinj është nga kryeqytetit, gjithsej 71 raste, shkruan arbresh.info.

Ndërsa pasohet nga Podujeva, Gjilani e Gjakova.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Podujevë 24 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste,

komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme