Google ADS

AGK ngushëllon për vdekjen e gazetarit, Musli Berisha

14:33 | 2 Gusht 2020
Arbresh.info

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit, Musli Berisha.

Aty thuhet se Berisha u vlerësua për kontributin e dhënë në informimin e publikut të Ferizajt dhe më gjerë, shkruan arbresh.info.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e ish-gazetarit njëherësh shkrimtarit, Musli Berisha.
Berisha për shumë vjet ushtroi profesionin e gazetarit, ku vlerësohet për kontributin e dhënë në informimin e publikut të Ferizajt dhe më gjerë. Ai gjithashtu ishte edhe kryeredaktor në TV Tema.

Përveç profesionit të gazetarit dhe shkrimtarit, Berisha ka punuar edhe si përkthyes në Komunën e Ferizajt.

AGK-ja u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Musli Berisha”, thuhet në telegram ngushëllimi./arbresh.info/

Vdes gazetari kosovar

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme