Google ADS

Thaçi ngushëllon familjet e viktimave nga Covid 19, lutet për shërim e të prekurve të tjerë

12:33 | 2 Gusht 2020
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar për vdekjet e fundit si pasojë e Covid 19 në vend.

Ai përmes një postimi në facebook u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të viktima, dhe familjes së kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifit, shkruan arbresh.info.

I pari i vendit është lutur për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë.

“Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme