Pandemia ka ‘goditur’ edhe turizmin në botë.
Nga kjo është prekur edhe Mali i Zi, ku numri i vizitorëve ka rënë për 92%, transmeton arbresh.info.
Aktualisht në këtë shtet po qëndrojnë 15 mijë vizitorë por që është numër jashtëzakonisht i vogël krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Organizatës Kombëtare të Turistëve të paraqitura në Televizionin “Vijesti”.
Aty thuhet gjithashtu se hoteleritë dhe pronarët e apartamenteve turistike kanë deklaruar se po përgjysmojnë çmimet.
E, këtë të fundit e kishte rekomanduar edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq.
Ai në një intervistë dhënë për arbresh.info, në muajin qershor kishte dhënë detaje rreth sezonit 2020.
“Gjatë kohës së pandemisë të gjithë biznesmenët, hotelierët dhe përgjegjësit e plazheve kanë bërë përgatitjet për sezonin turistik. Kemi punuar më tepër që sezoni të jetë më e frytshme”, kishte thënë ai.
Nrekiq kishte thënë gjithashtu se distanca sociale do të jetë e pranishme në plazhet e Ulqinit.
“Kemi marrë disa masa gjatë periudhës së pandemisë, kemi bërë disa ndalime gjatë pandemisë kështu që qytetarët kanë qenë të disiplinuar. Ulqini është shumë i gjerë, hapësira e plazhesh së madhe mund të pranoj deri në 120 mijë turistë dhe ta mbajtjen distancën sociale”, kishte shtuar ai.
Ai gjithashtu kishte deklaruar se rekomandimi i stafit komunal ka qenë që çdo objekt hotelier, plazh dhe kafiteri t’i zvogëloj çmimet./arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...