Gjatë periudhës prill-qershor në Kosovë janë regjistruar 2033 ndërmarrje të reja.
Ky numër është për rreth 25% më i ulët sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2020, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
“Në tremujorin e dytë të vitit 2020 (TM2) gjithsej janë regjistruar 2033 ndërmarrje. Në TM2 2020 krahasuar me tremujorin paraprak ( TM1 2020) kemi ulje për 12.03% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2019) ka zbritje për 23.4% të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në këtë publikim.
Aty thuhet gjithashtu se tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave përbënte numrin më të madh të ndërmarrjeve të reja.
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 488 (24%), Ndërtimtari me 328 (16.1%), Prodhim me 309 (15.2%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 191 (9.4%), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 189 (9.3%), etj”, thuhet më tej në raport.
Ndërsa rreth 97% e ndërmarrjeve kanë 1-4 të punësuar.
“Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 1963 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.6 %), me 5 deri 9 të punësuar janë 53 sosh (2.6%), 10 deri në 19 të punësuar 11 (0.5%), 20 deri 249 të punësuar me 6 (0.3%) ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk kemi ndonjë një ndërmarrje të regjistruar gjatë këtij tremujori”, thuhet më tej në publikimin e ASK-së.
Kryeqyteti prinë me numrin më të madh të ndërmarrjeve, duke u pasuar nga Ferizaj.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave ashtu si në çdo tremujorë mbizotëron komuna e Prishtinës me 551 ndërmarrje të regjistruara (27.1%), Ferizaj me 164 (8.1%), Prizreni me 153 (7.5%), Peja me 127 (6.2%), Gjilani me 110 (5.4%), dhe Gjakova 108 (5.3%)”, bëhet e ditur në këtë publikim.
Ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor./arbresh.info/
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani